Pas Mijallkovit, mund të lirohet edhe Orce Kamçevi?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Dhjetor, 2021 19:19

Pas Mijallkovit, mund të lirohet edhe Orce Kamçevi?

Për gjykatësin i cili ndërpreu pushimin shëndetësor para se të vendosej për lirimin e ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov ka pasur zëvendësim nga tjetër gjykatës, sqarojnë nga Gjykata e Apelit. Pavarësisht se kishte zëvendësues, gjykatësi Enver Bexheti, siç njoftoi Alsat një ditë më parë vendosi ta ndërpresë pushimin shëndetësor para vendimit të këshillit prej tre anëtarëve, për lirimin e Mijallkovit, pjesë e të cilit këshill ishte edhe Bexheti.

Bexheti ishte në pushim mjekësor që nga java e kaluar, pasi Apeli ia hoqi për herë të parë paraburgimin Mijalkovit, me një garanci prej 11 milionë eurosh. Alsat kërkoi Bexheti të komentojë se pse ka vendosur të paraqitet personalisht, por ai nuk deshi të komentojë.

Ndryshe nga një javë më parë, kur ish shefit të policisë sekrete iu caktua paraburgimi për një rast tjetër, përkatësisht “Parcelat në Vodno”, ai dje doli i buzëqeshur nga burgu i Shutkës.

“A do të qëndroni në Shkup? –Nuk arratisem. Mirupafshim.- tha Sasho Mijallkov- ish drejtor i DSK-së.

 Alsat njoftoi dje se garancia prej 11 milionë euro në pronë për dalje nga Shutka është nën hipotekë bankare. Banka private ka rënë dakord që prona të jetë nën hipotekë shtetërore në rast se Mijalkov arratiset.

Edhe pse e njëjta pronë ka qenë objekt i veprës penale, Prokuroria nuk ka mundur ta ngrijë pikërisht për shkak të hipotekës bankare. Mijallkov tani është në liri, por nuk guxon ta lëshojë vendin. Patjetër duhet të paraqitet rregullisht në gjykatë sipas masës së kujdesit për lëndën “Thesari”.

Ndryshe, lirim nga paraburgimi për rastin “Parcelat në Vodno” kërkon edhe biznesmeni Orce Kamçev. Gjykata e Apelit sot nuk ka vendosur për te. Mundet kjo të ndodhë nesër para fillimit të vitit 2022. Burimi: Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Dhjetor, 2021 19:19
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.