Pas motit të ligë, filloi pastrimi i Shkupit

Pas motit të ligë, filloi pastrimi i Shkupit

Kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq njoftoi në mediat sociale se drunjtë e rënë po pastrohen në të gjithë qytetin, përcjell FLAKA.

“Pas një erë të shkurtër por të fortë, drunjtë e rrëzuara u gjetën në disa lokacione në qendër të qytetit. Ekipet janë në terren. Raportoni edhe ju nëse vëreni drunjë të rënë në 195 dhe në rast shiu dhe përmbytje në numrin e Ujësjellësit dhe Kanalizimt në numrin 02 3073010”, shkroi Bogdanoviq.

Këtë pasdite në Shkup kishte stuhi, por edhe në pjesët e tjera të Maqedonisë, dhe nesër priten shi dhe stuhi. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 14, 2019 22:36

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.