Pas Napolit edhe Dortmundi shënjestron Rashicën

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 20:03

Pas Napolit edhe Dortmundi shënjestron Rashicën

Kosovari 23-vjeçar është ideuar nga Napoli në Serinë A, si një zëvendësues perfekt i Kalejhonit, pasi spanjolli është drejt fundit të aventurës së tij me të “kaltrit”. Mirëpo për Rashicën tani ka dalë në skenë edhe Borusia Dortmund.

“Verdhezinjtë” po pajtohen me faktin se në këtë verë do të humbasin për shkak të kërkesave të shumta, talentin Xhejdon Sanço.

Kështu, Dortmund projekton sulmuesin e Kosovës në vend të britanikut, i cili në këtë rast nuk do të kishte nevojë për kohën e përshtatjes duke qenë se Bundesligës ia ka marrë dorën.

Në këtë formë, Rashica duket i destinuar që në këtë sezon të largohet nga Verder Bremen dhe të fillojë një eksperiencë të re, edhe më të rëndësishme.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 20:03