Pas Shkupit, cili qytet ka më shumë raste aktive të koronavirusit?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 21:47

Pas Shkupit, cili qytet ka më shumë raste aktive të koronavirusit?

Shkupi ka 10.627 raste aktive me koronavirus, pasuar nga Manastiri me 1.619 raste, përcjell FLAKA.

Pas tyre vjen Prilepi me 930 raste dhe Kumanova me 749 raste, ndërsa Ohri me 607 raste.

Dojrani është qytet me numrin më të vogël të rasteve aktive, pra 13. Dibra ka 21, Demir Kapia 23 dhe Pehçeva 26.

Maqedonia sot ka një numër rekord të të infektuarve, mbi 2000. Për momentin është herët për të hequr certifikatat e COVID në vend.

Një nënvariant i omicron-it po përhapet në Evropë, i cili nga ana tjetër është zbuluar në Greqi tek udhëtarët që vijnë nga jashtë. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 21:47