Pas shumë vitesh mungesë, Ledina Çelo paralajmëron këngën e re

Pas shumë vitesh mungesë, Ledina Çelo paralajmëron këngën e re

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo pas shumë viteve mungesë në tregun muzikor shqiptar do të sjellë për publikun projektin e ri muzikor.

Këngëtarja e ka bërë të ditur vetë lajmin, përmes një fotoje të publikuar në rrjetin e saj social Instagram, ku shkruan së shpejti.

Më pas në një video të publikuar në Instastory, Ledina zbulon edhe pak nga kënga, e cila pritet të jetë ritmike. “Në dashuri me këngën time të re”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur videos.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Qershor, 2020 23:03

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.