Pas thashethemeve për lidhjen me Pete Davidson, Kanye West e heq sërish Kim Kardashian nga Instagrami

Redaksia
By Redaksia 6 Nëntor, 2021 21:44

Pas thashethemeve për lidhjen me Pete Davidson, Kanye West e heq sërish Kim Kardashian nga Instagrami

Pati disa thashetheme për një lidhje të mundshme mes Pete Davidson dhe Kim Kardashian.

E pas kësaj, Kanye West ka hequr sërish Kim Kardashian nga Instagrami i tij, duke e bërë këtë veprim për herë të dytë brenda dy muajsh, shkruan Pagesix.

Ai për herë të parë e fshiu ish-partneren e tij, në shtator kur edhe bërë publikimin e albumit të tij të fundit të titulluar “Donda”.

Sa i përketë Kim Kardashian dhe Pete Davidson, ata u shfaqën pranë njëri-tjetrit gjatë natës së tyre të dytë në NYC gjatë kësaj jave.

Redaksia
By Redaksia 6 Nëntor, 2021 21:44