Pas zbulimit të koronavirusit tek çifti nga Dibra: Në izolim shtëpiak rreth 40 persona

Linda Limani
By Linda Limani March 8, 2020 11:56

Pas zbulimit të koronavirusit tek çifti nga Dibra: Në izolim shtëpiak rreth 40 persona

Në izolim shtëpiak dhe nën mbikëqyrje shëndetësore tani për tani ndodhen rreth 40 persona, për shkak të kontakteve me dy bashkëshortët nga Komuna Qendër Zhupë, komunë fqinje me Dibrën, tek të cilët ditë më parë u zbulua koronavirusi. Bashkëshortët, të cilët kanë qenë për vizitë tek të afërmit e tyre në Itali, tashmë ditën e tretë ndodhen në Klinikën infektive në Shkup dhe janë në gjendje stabile shëndetësore me formë të lehtë të sëmundjes, por për shkak të moshës – gjenden në grupin e rrezikut.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje në konferencë për shtyp tha se mjekët do ta ndjekin gjendjen e dy të sëmurëve, do të intervenohet sipas nevojës në situatë nëse ka përkeqësim, ndërkaq janë përgatitur edhe të gjitha kapacitetet. Ai informoi se epidemiologët gjetën edhe nëntë persona të tjerë, njëjtë në rrethinë të vendbanimit të tyre, të cilët kanë qenë në kontakt të afërt me dy pacientët dhe të gjithë të nëntë personave u është caktuar izolim shtëpiak dhe mbikëqyrje shëndetësore. janë identifikuar të gjithë udhëtarët e tjerë nga gjithsej 28 persona të cilët udhëtonin me ta në autobus, ndërkaq të cilët janë kontaktuar me telefon. Sipas kumtesës së fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, prej tyre 22 janë në izolim shtëpiak dhe mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa tre prej tyre u larguan nga vendi. për njërin prej udhëtarëve, i cili ishte banor i Shqipërisë, kompetentët e njoftuan Ministrinë shqiptare të Shëndetësisë për identitetin e tij.

Informoi se vozitësi gjatë disa ditëve të kaluara sërish është nisur drejt Italisë, e cila konsiderohet si vatër e virusit në Evropë. Dje pasdite pasi që kishte arritur në vend në vendkalimin Tabanoc, atij i është bërë testi i cili ka treguar se është negativ ndaj koronavirusit. Autobusin të cilin e ka drejtuar ai me turën e re të udhëtarëve që i ka sjellë nga Italia ishte lënë anash, ndërsa deri në marrjen e rezultateve nga testi, vozitësi dhe udhëtarët kanë qenë në izolim disaorësh në një objekt të Drejtorisë së doganave. Pas marrjes së rezultateve atij, nga Inspektorati sanitar shëndetësor i është caktuar izolim shtëpiak. Udhëtarët të cilët dje arritën me vozitësin e autobusit, pas kontrollit nga epidemiologët në vendkalimin kufitar me ç’rast tek asnjëri prej ytre nuk është indikuar sëmundja, janë liruar në shtëpi. Ata nuk kanë pasur kontakt me pacient pozitiv, por janë dhënë rekomandime, nëse ndjejnë ndonjë simptom, të mos shkojnë në institucione shëndetësore, por menjëherë të lajmërohen në qendrat për shëndet publik.

“Do të marrin shërbim shëndetësor, strisho në kushte shtëpiake dhe ky është qëllimi i të gjitha masave. Jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me përfaqësuesit e OBSH-së, për momentin nuk ka rekomandime të tjera”, tha ai, ndërsa shtoi se tërësisht është përgatitur edhe objekti për izolim në Demir Kapi, i cili është si kapacitet plotësues i reparteve infektive në Shtip, Veles dhe në Gostivar.  “Ai është objekt i ri i ndërtuar nga ana e MPPS në pjesën e Demir Kapisë anash, tërësisht është i izoluar dhe konsiderojmë se është vend i mirë nëse shfaqet nevoja për numër shtesë të njerëzve të cilët do të izoloheshin me qëllim që të lehtësohet mbikëqyrja praktike, si dhe puna e epidemiologëve, por edhe i pjesëtarëve të MPB-së sepse ai duhet të jetë një vend ku kjo do të zbatohej. Plotësisht në këto tre reparte infektuese, si do të bëhet dhe në cilin moment do të bëhet, do të varet nga situata momentale nëse shfaqet nevoja që kjo të zbatohet”, deklaroi Filipçe. Pacientja e parë, tek e cila ishte konstatuar koronavirusi, ndërkaq e cila është hospitalizuar në Klinikën infektive, ndodhet në gjendje stabile. Testi që i është bërë pardje ka qenë negativ, por në pajtim me procedurën, i njëjti duhet të përsëritet pas 48 orëve.

Linda Limani
By Linda Limani March 8, 2020 11:56