Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të ketë dy deputetë të rinj në vend të Kirill Pecakov dhe Bilall Kasamit të cilët do u zgjodhën për kryetar komune. Deputetët e rinj do të jenë Zoran Kocevski nga VMRO-DPMNE dhe Dragoljub Filiposki nga LSDM.
Zoran Kocevski nga VMRO-DPMNE vjen në vend të kryetarit të Komunës së Ohrit, Kirill Pecakov, ndërsa në vendin e Bilall Kasamit, i cili fitoi në Tetovë, deputet do të jetë Dragoljub Filiposki nga Gostivari nga radhët e LSDM.
Ndryshim të përbërjes kuvendare kishte dhe në rreth të parë kur Timço Mucunski, Ivan Jordanov, Darko Kostovski dhe Kostadin Kostadinov fituan në komunat e tyre.
Në vend të Mucunskit, i cili garonte në njësinë zgjedhore numër 1 është Toni Jarevski, ndërsa në vendin e Ivan Jordanov erdhi Dragan Kovaçki. Emilija Angellova u emërua deputete në vend të Darko Kostovskit nga e njëjta parti, ndërsa në vend të Kostadin Kostadinovit nga LSDM, deputete do të jetë Dragica Spasova. FLAKA