Pas zjarrit në Shutkë ku humbën jetën 2 fëmijë, familja në gjendje shoku

Desk
By Desk January 11, 2020 20:01

Pas zjarrit në Shutkë ku humbën jetën 2 fëmijë, familja në gjendje shoku

Në rrugicën në Shutkë ku dje u dogjën dy fëmijët, nuk mund të kalojnë dy persona, e lëre më automjet. Në një zonë të vogël ka shumë shtëpi, ndërsa në fund të rrugicës është shtëpia e cila u dogj. Qasja e zjarrfikësve dhe ambulancës është pothuajse e pamundur.

Rrugët janë katastrofë. Nëse do të kishte ujë të fortë, zjarri do të shuhej. Ujë ka shumë pak”. – A mund të futet një makinë apo kamion? “Jo, jo, asgjë nuk mundet.”-pohoi Snezhana Aliti, gjyshja e fëmijëve të ndjerë.

Katër fëmijë të mitur ishin brenda, djali im doli për të blerë Pampersa. Kur u kthye zjarri veçse kishte filluar. Dy fëmijët dolën vetëm, ndërsa dy të tjerët vdiqën brenda. Nga shporeti ka rënë ca prush në sfungjer dhe kjo është e gjitha”-tha Snezhana Aliti, gjyshja e fëmijëve të ndjerë.

Pasi u është dhënë kujdesi mjekësor, prindërit tani janë në shtëpi, por ende janë në gjendje shoku dhe nuk deshën të tregojnë çfarë ndodhi. Kushëriri i tyre thotë se lagja është me kushte të mjerueshme, nuk ka ujë dhe shtëpitë janë me standarde të papërshtatshme.

Siç e shihni, katastrofë. Nuk është mirë, varfëria është e madhe dhe ata mezi e kanë kaluar muajin dhe tani po ndodh kjo. Një shtëpi duhet të bëhet siç duhet. Por tani, ka varfëri, dhe disi do të mbijetosh”-pohoi Ahmet Aliti, familjar.

Krahas kësaj, zjarri ka kapluar edhe tri shtëpi përreth. Familjeve u është ofruar akomodim, por kanë refuzuar. OJQ-të kanë siguruar pako me ushqim, shtretër dhe dyshekë.

Si Qendër kompetente për çështje sociale, familjeve do t’u ndajmë ndihmë njëanëshe në të holla për shkak të katastrofës që u ka ndodhur”-pohoi Natasha Stanoeviq, Qendra ndër- komunale për çështje sociale- Shkup.

Ministri pa resor, Muzafer Bajram, vlerëson që krahas ndihmës në të holla, duhet të gjendet zgjidhje të përhershme për këtë vendbanim për shkak të infrastrukturës të dobët.

“Duhet të gjejmë zgjidhje për këto qytetarë këtu, të ndërtohet ndonjë objekt që të kenë përkujdesje”-tha Muzafer Bajram, ministër pa resor, i angazhuar për zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, zjarri ka shpërthyer dje rreth orës 14. Në spital janë dërguar gjithsej pesë persona. Trupat e fëmijëve janë gjetur të shkrumbuar. Njëri ka qenë trevjeçar ndërsa tjetri një vjeç e gjysmë. (Alsat)

Desk
By Desk January 11, 2020 20:01