Mbrëm rreth orës 22 ka shpërthyer një zjarr në bllokun 3 të REK Manastir.
Drejtori i EEM-së, Vasko Kovaçevski ka deklaruar se nuk ka rrezik as për blloqet e as për të punësuarit. Zjarri është shuar shpejtë ndërsa REK Manastir vazhdon të prodhoj energji elektrike.
Po Hetohet se si erdhi deri te zjarri. Zjarri vjen në kohën kur vendi gjendet përballë krizës energjetike. Të Martën Komisioni I përbërë nga Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka paralajmëruar kërkesë deri te qeveria për shpalljen e gjendjes së krizës.