Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • “Pasaportat e bosëve”, Zaevi nuk ndihet përgjegjës

“Pasaportat e bosëve”, Zaevi nuk ndihet përgjegjës

Redaksia

Falsifikimet janë bërë në kohën e VMRO-DPMNE-së. Kështu kryeministri Zoran Zaev iu përgjigj akuzave të opozitës se ai dhe Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski janë të përfshirë në aferën me pasaportat e falsifikuara. Zaevi thotë se nëse dikush zbulon dhe ndjek penalisht në mënyrë aktive krimin, ai duhet të shpërblehet, jo të përgjigjet. Kryeministri nuk u përgjigj nëse ai personalisht ka mundësuar logjistikë.

Pyetje: A kanë siguruar logjistikë kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i brendshëm Oliver Spasovski për mafiozët dhe kartelet e drogës, siç akuzon VMRO DPMNE-ja? Përgjigje: “Ju ftoj të pyesni ministrin Oliver Spasovski për detaje. Vërtet përpiqet të më informojë rregullisht, të vijë në takim ndërsa merremi me aktivitetet tona të përditshme. Fokusi im është përgjithësisht drejt pandemisë. (Spasovski) në mënyrë transparente i dha të gjitha të dhënat. Vërtetë nuk mund të predjudikoj ndonjë përgjigje specifike për këtë çështje, duhet ta pyetni ministrin Oliver Spasovski. Ministri i brendshëm, kryeministri, ministra të tjerë nuk mund të fajësohen për shkak se kanë kryer veprime të suksesshme”.

Zaev gjithashtu ka justifikim për kolegët e tij të koalicionit të cilët janë takuar me Sedat Pekerin një vit më parë në Shkup. Gjatë vizitave të tij në vend, kreu i mafias turke kishte takime me kryetarin e komunës së Mavrovës Rostushës, Medat Kurtovski nga radhët e LSDM-së, deputetin Enis Ibraimi dhe Bejxhan Ilijaz nga partitë turke, Nezhdet Mustafa nga partia rome dhe Munir Kolashinac nga Lidhja Demokratike e Boshnjakëve, me autoritetet lokale të komunës së Butelit dhe me përfaqësuesit e BDI-së. Zaev thotë se nuk e kanë ditur që Peker ka të kaluar kriminale.

Opozita njoftoi sot se një pasaportë е Мaqedonisë i është lëshuar edhe njërit prej bashkëpunëtorëve kryesorë të mafies italiane, Valid Isa Hmais. Sipas partisë, ai konsiderohet pastruesi kryesor i parave nga tregtia e kokainës në narko mafien italiane, i cili në procedurë të rregullt mori pasaportë maqedonase me një identitet të vjedhur.

“Valid ka qenë në arrati në disa vende të botës që nga viti 2017, dhe pasi mori pasaportë maqedonase me emrin Taqo Vurmo, ai përdori pasaportën e tij maqedonase dy herë në janar të vitit 2019 dhe u largua për në Turqi përmes Aeroportit, Petrovec. Sipas informacioneve të fundit të publikuara në mediat italiane, ai dyshohet se ndodhet në shtetin ishull të Mauritius. Maqedonia u bë Kolumbia e Ballkanit. Kjo aferë nuk guxon të përfundojë vetëm me përgjegjësinë e nëpunësve.”

Tetë nëpunës të MPB-së që i kanë lëshuar pasaportat me identitet të huaj për kriminelët e shteteve të huaja, natën e kaluan në Shutkë, ndërsa dy të tjerë nuk guxojnë ta lëshojnë Shkupin. Policia ende është në kërkim të sekserit. Nëse sozitë përpiqen ta kalojnë kufirin me pasaportat maqedonase do të arrestohen, sepse Interpol është informuar për të gjithë 214 shtetasit e huaj që kanë pasaporta të falsifikuara të Maqedonisë./Alsat

Continue Reading

Previous: 35 administratorët të cilët u sistematizuan në Inspektoratin e Tregut nuk kanë nisur ende punë
Next: Emërimi i femrave në pozita udhëheqëse mbetet sfidë për vendin

Të ngjashme

1111REDAKT..-2-750x430 Sipërmarrëset kërkojnë trajtim të posaçëm

Sipërmarrëset kërkojnë trajtim të posaçëm

Redaksia
1111REDAKT....Mungese-e-theksuar-e-kanalizimeve-750x430 Shumë fshatra të Pollogut pa kanalizime

Shumë fshatra të Pollogut pa kanalizime

Redaksia
1111REDAKT....SFIDAT-E-PAS-DIPLOMIMI-750x430 Diplomat që nuk bëjnë punë! (Mos)përgatitja e studenteve për tregun e punës

Diplomat që nuk bëjnë punë! (Mos)përgatitja e studenteve për tregun e punës

Redaksia

TË FUNDIT

1111REDAKT..-2-750x430 Sipërmarrëset kërkojnë trajtim të posaçëm

Sipërmarrëset kërkojnë trajtim të posaçëm

1111REDAKT....Mungese-e-theksuar-e-kanalizimeve-750x430 Shumë fshatra të Pollogut pa kanalizime

Shumë fshatra të Pollogut pa kanalizime

1111REDAKT....SFIDAT-E-PAS-DIPLOMIMI-750x430 Diplomat që nuk bëjnë punë! (Mos)përgatitja e studenteve për tregun e punës

Diplomat që nuk bëjnë punë! (Mos)përgatitja e studenteve për tregun e punës

antikorupciska-biljana-ivanovska-1_0 Shoqata “Drejtësi për kursimtarët” kërkon dorëheqjen e kryetares së KSHPK-së

Shoqata “Drejtësi për kursimtarët” kërkon dorëheqjen e kryetares së KSHPK-së

emb750x450 Ambasada e ShBA-ve në Shkup: Strategjia anti korrupsion – hap i rëndësishëm

Ambasada e ShBA-ve në Shkup: Strategjia anti korrupsion – hap i rëndësishëm


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.