Pasaportat kanë mbërritur dhe janë gati, qytetarët mund t’i marrin të njejtit

Desk
By Desk April 21, 2020 22:23

Pasaportat kanë mbërritur dhe janë gati, qytetarët mund t’i marrin të njejtit

Ministri i Brendshëm informon se pasaportat e tipit A dhe B nga tenderi i fundit janë marrë dhe bërë për të gjithë qytetarët që kanë bërë kërkesë për ta, përcjell FLAKA.

Ai në emisionin “Top Tema” në Tv Telma tha se qytetarët mund ti marrin kur të duan pasaportat e tyre.

“Të gjitha pasaportat tipit A dhe B kanë mbërritur dhe janë përpunuar. Nëse qytetarët vendosin t’i marrin, ata mund ta bëjnë këtë. Departamentet për lëshimin e dokumenteve personale janë duke punuar dhe atje kemi prezantuar masa speciale mbrojtëse”, tha Çulev.

Ai përsëriti që Ministria e Brendshme ka sasi të mjaftueshme të pajisjeve mbrojtëse dhe kjo është treguar në qytetet ku koronavirusi po përhapet në mënyrë dramatike.

“Deri më tani, vetëm 12 oficerë policie janë infektuar me koronavirus. Pavarësisht nëse ata u infektuan në punë ose diku tjetër, megjithatë, ne kemi numrin më të ulët të policëve të infektuar në rajon”, tha Çulev. FLAKA

Desk
By Desk April 21, 2020 22:23