Pasi dolën “bomba” të reja, Zaev reagon në mënyrë sarkastike

Desk
By Desk May 9, 2020 21:24

Pasi dolën “bomba” të reja, Zaev reagon në mënyrë sarkastike

Pasi u shfaqën katër inçizime në YouTube sot që pretendohet se të to është zëri i Zoran Zaev, ai u përgjigj me një reagim sarkastik, përcjell FLAKA.

“Pas mendimit të kujdesshëm dhe të hollësishëm se kush do të motivohej për të lëshuar këto biseda sot, më në fund e kuptova. Është e qartë duhet të jetë ose Acko Popovski, kreu i PR i LSDM-së ose Marjan Zabrçanec, kreu i PR i Qeverisë. Duhet të jetë një nga të dy. Askush tjetër nuk është i motivuar të bëjë publike biseda të tilla. Ata janë në krye dhe kryesisht janë duke punuar për afirmimin e politikave dhe qëndrimeve tona”, ka shkruar Zaev në Facebook.

Në bisedat e publikuara, zëri që pretendohet se i takon Zaevit thotë se ai nuk beson që njerëzit do të votojnë për VMRO-DPMNE-në (në zgjedhjet në 2016), përmend organizatat e shoqërisë civile që janë nën kontrollin e tij dhe mohon që bisedat e përgjuara i janë dhënë Çaushit. FLAKA

Desk
By Desk May 9, 2020 21:24