Pasi e anuloi dorëheqjen, prononcohet Zaev: Kjo është përgjegjësi ndaj shtetit dhe ndaj të gjithë popullit tonë
Kryeministri në dorëhejqe Zoran Zaev, sonte pas Komitetit Ekekutiv të LSDM-së tha se anulimi i dorëheqjes vjen si pasojë e saja që kishte paralajmërruar natën kur tha se do të dorëhiqet, që siç theksoi, do të qendrojë për ta ndihmuar shumicën aktuale parlamentare, shkruan FLAKA.
“Sonte kemi sugjerim nga Komiteti Qendror për anuliim të dorëheqjeve. As nuk diskutohen e as nuk vendoset mbi dorëheqjet e mija, për arsyen e vetme që e paralajmërova natën e 31 tetorit se mbetem këtu për të ndihmuar të ruhet shumica parrlametare, po edhe nëse mundet të forcohet, rritet. Kjo është përgjegjësi ndaj shtetit dhe ndaj të gjithë popullit tonë, prandaj dhe ky ishte vendimi im”, deklaroi Zaev.
Ai tha se pret shumica të rrite, ndërsa vendimin e tij për anulimin e dorëheqjeve e arsyetoi me kjo është në të mirë të shtetit.
“Sinqerisht pres që shumica parlamentare demokratike do të stabilizohet, parsa së gjithash ajo që është e orientuar në rrugën euro-atlantike, ajo që është e orientuar për shoqërinë tonë multietnike, ajo që është e orientuar për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe ajo që është e orientuar për reformat pozitive në shtet. Prandaj janë këto tentime”, tha Zaev.
I pyetur se çfarë mendon faktori ndërkombëtarë për dorëheqjen e tij, Zaev tha shkurt se për këtë gjë duhet pyetur ndërkombëtarët dhe jo ai. FLAKA