Pasi mbeti pa funksion shtetëror ja me çka merret Zaev | FOTO

Desk
By Desk January 4, 2020 21:29

Pasi mbeti pa funksion shtetëror ja me çka merret Zaev | FOTO

Ai nuk është Kryeministër që prej ditës së djeshme, e sot ishte në Strumicë. Siç thotë ai në shtëpi. Ish-kryeministri Zoran Zaev postoi foto nga qyteti i tij i lindjes – duke marrë pjesë në një pazari humanitar me bashkëshorten e tij, përcjell FLAKA.

“Shkëlqyeshëm mirë që të jesh përsëri në shtëpi për pushime, me familjen, me miqtë. Sot me bashkëshoretn time vizituam pazarin humanitar të Vitit të Ri, iniciativë e Forumit të Grave të LSDM Strumicë. Fondet e mbledhura nga donacionet do të dhurohen për familjet me probleme sociale.

Në kohë pushimesh të shkëlqyera, ky pazari dërgon mesazhin e solidaritetit, ngrohtësinë e shtëpisë, aftësinë për të ndihmuar të gjithë, kudo që të mundemi dhe në çdo kohë”, ka shkruar Zaev në Facebook. FLAKA

Desk
By Desk January 4, 2020 21:29