Pasojat e shkëputjes fizike të nxënësve nga mjediset shkollore!

Linda Limani
By Linda Limani September 9, 2020 15:31

Pasojat e shkëputjes fizike të  nxënësve nga mjediset   shkollore!

Shkëputja fizike e nxënësve nga shkolla i ka bërë ata shtëpi-centrikë, pra të distancuar me detyrë nga shtëpia e dytë e tyre, shkolla, e cila u jep ushqimin shpirtëror, arsimin dhe edukimin. Ky është vlerësimi i sociologëve, pas gati 6 muaj ndërprerje të procesit mësimor në mjediset shkollore nga ana e nxënësve, përcjell Agjencia e lajmeve FLAKA

Sociologu Ali Pajaziti shprehet që kjo gjendje ka bërë që orarin ditor ta ndryshojnë tërësisht tek nxënësit. 

“Shkëputja fizike e nxënësve nga shkolla i ka bërë ata shtëpi-centrikë, pra të distancuar me detyrë nga shtëpia e dytë e tyre, shkolla, e cila u jep ushqimin shpirtëror, arsimin dhe edukimin. Kjo i ka bërë që orarin ditor ta ndryshojnë tërësisht, të kenë punë me shkollën nga largësia, virtuelisht dhe të mos jenë të lidhur me të qenësisht”, thotë Pajaziti në prononcimin për Agjencinë e lajmeve FLAKA 

Blerita Mazllami, psikologe, shprehet që shkëputja fizike e nxenësve nga procesi mësimor si dhe nga jeta sociale e tyre  mund të themi se në aspekt psikologjik ka ndikuar negativisht shumë,  pasi flitet për individ të cilët janë në faze të zhvillimit emocional dhe kognitiv dhe prania e tyre në bangat shkollore e mundëson zhvillimin e tyre në çdo aspekt si dhe edukimin,  e mos flasim për procesin e të mësuarit i cili është shumë më efektiv në bankat shkollore dhe është proces më i ndërlikuar .

“Adaptimi i nxënësve në kushte shtëpiake veç më është  i aritur pasi flitet për një periudhë të gjatë të mungesës së tyre nga bankat shkollore.
Ka shumë faktore që ndikojnë në mënyrën se si e perceptojnë qëndrimin e tyre në shtëpi mvarësisht prej kushteve dhe rethanave në të cilën gjenden mund ta veçojmë atë se çfar ju flasin prindërit në lidhje me situaten  ,çfar lexojnë , çfar ndëgjojnë nga bashkëmoshatarët  nga njerëzit me të cilët kontatojnë , qëndrimet,  idetë e tyre dhe shumë të tjera”, shprehet Mazllami në prononcimin për FLAKA 

Mirëpo, shton ajo, secili individ në mënyrë të ndryshme i akcepton gjërat ka fëmijë të cilëve ju është përshtatur qëndrimi në shtëpi kanë krijuar mekanizmat e tyre mbrojtës si dhe mënyra për tu argëtuar dhe shtëpia ju duket si zone e sigurt  e qëndrimit ndërsa kemi edhe prej atyre individëve tek të cilët adaptimi është i vështirë mungesa e rutinës ,shoqërimit dhe gjithçka normale që ka qenë më para ju mungon shumë  dhe mezi presin t’ju kthehen bankave shkollore.

“Tek disa fëmijë qëndrimi gjatë në shtëpi mund të ketë shkaktuar çregullime në sjellje ,frustrime ,agresivitet,  etj”, përfundon Mazllami, duke u përgjigjur në pyetjen se sa ka ndikuar tek nxenesit pauza e gjatë e shkëputjes fizike nga procesi mesimor në mjediset shkollore.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres erdhi tek konstatimi që mbyllja e shkollave në mbarë botën për shkak të pandemisë së COVID-19 ka krijuar një rrezik të paprecedent ndaj arsimimit, mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijëve. FLAKA
 

Linda Limani
By Linda Limani September 9, 2020 15:31