Pasojat ekonomike, Mickoski: Kemi plan të përballemi me krizën; Nikolovski: Po ndërmarrim masat e nevojshme

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 28, 2020 19:15

Pasojat ekonomike, Mickoski: Kemi plan të përballemi me krizën; Nikolovski: Po ndërmarrim masat e nevojshme

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickovski është shprehur se qeveria nuk ka strategji, as plan të qëndrueshëm të përballet me krizën.

Ai propozoi masat me të cilat siç tha ai qeveria mund të arrijë 1 miliardë 200 milion euro pa ulur pagat, pa goditur bizneset dhe punëtorët.

“Krahas huazimit që ka filluar si procedurë, qeveria kërkon 400 milion euro hua nga bankat dhe 200 milion nga FMN dhe BB të cilat nëse zbatohenme sukses, do të jenë në dispozicion në gjysmën e parë të muajit maj. Hapi i dytë, që do të duhej të jetë hapi i parë, të dhënat e arkave që sterilizojnë rreth 25 miliardë e 200 milion denarë të likuiditetit të bankave në Bankën Popullore të anulohen gjatë muajve në vijim dhe në vend të tyre të shkruhen letra me vlerë të cilat do t’i lëshojë Ministria e Financave. Mjetet e paguara në fondin e dytë të të pensionit privat me dekret të qeverisë të orientohen dhe në vend të fondit të dytë të të paguhen nga 1 prilli në fondin e pensionit të detyrueshëm shtetëror”, u shpreh kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Nga LSDM thonë se po ndërmarrin masat e nevojshme për të tejkaluar situatën.

“Masat e para që synojnë zbutjen e efekteve negative tashmë janë duke u zbatuar.Kompanitë, bizneset e vogla, dhe të mesme tashmë janë duke aplikuar për hua pa interes nga 3 deri në 30,000 euro. Përmbarimi pezullohet deri më 30 qershor, dhe qytetarët e prekur nga kriza kanë mundësi të shtyejnë pagesën e kredive.LSDM ka propozuar një paketë serioze të masave ekonomike për t’u marrë me pasojat e krizës ekonomike. Kjo paketë fillimisht peshon 200 milion euro, për të ndihmuar qytetarët, punëtorët, për të ruajtur vendet e punës dhe të sigurojmë të ardhura për çdo person”, theksoi Lupço Nikollovski nga LSDM.

Për tu përballur me gjendjen BE, fillimisht i ka ndarë Maqedonisë së Veriut rreth 70 milion euro tha Nikollovski, 50 milion euro nga këto janë të ndara për rimëkëmbje ekonomike dhe sociale, teksa 9 milion euro për mbështetjen e sektorit privat shtoi ai.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 28, 2020 19:15