Pasojat mbi ekonominë, Janmat: Qeveria ndërmori masa si ato në BE

Desk
By Desk May 7, 2020 19:26

Pasojat mbi ekonominë, Janmat: Qeveria ndërmori masa si ato në BE

BE parashikon rënie ekonomike prej 3.9% në Maqedoninë e Veriut. Shefi i Departamentit Ekonomik të Delegacionit pranë Komisionit Evropian Frenk Janmat tha se Qeveria e RMV-së ka ndërmarrë hapa logjike të ngjashme me ato në BE për ballafaqimin me pasojat e Kovid 19.

Në raport, siç theksoi Janmat, thuhet se pas përshpejtimit të rritjes ekonomike në vitin 2019, perspektiva ekonomike është përkeqësuar ndjeshëm si rezultat i pandemisë me Kovid-19.

Kërkesa e jashtme është goditur shumë nga ndërprerjet e tregtisë, ndërsa kufizimet lokale po e ngadalësojnë kërkesën e brendshme.

“E dimë që ulja e eksportit, kërkesa e brendshme më e ulët do të sjellin deri në uljen e tregut dhe të importit. Kur bëhet fjalë për investimet shumë herët është të thuhet, por nëse gjendja e jashtëzakonshme përfundon në fund të majit, atëherë shpresojmë se do të shohim permirësim në pjesën e invetimeve, e stimuluar nga fati që RMV jo larg mori dritë të gjelbërt për fillimin e negociatave me BE-në. Kjo i jep parashikueshmëri shtesë klimës investuese” – u shpreh Frank Janmat, Shef i Departamentit për Ekonomi pranë KE.

Sipas parashikimeve, rënia e pritshme e të ardhurave në vitin 2020 do t’i rrisë nivelet e borxhit, më shumë se sa parashikohej dhe pritej. Në varësi të kohëzgjatjes së kufizimeve, raporti i borxhit mund të stabilizohet në nivelin që ishte në vitin 2019 vetëm pas vitit 2021, thonë vlerësimet e KE-së.

Ekonomia vendore do të ndikohet edhe nga situata e krizës në vendet tjera.

“Nëse e merrni në konsideratë faktin që RMV ka ekonomi të hapur mund të prisni që situata me parnerët e saj kryesor do të ketë efekt të madh në vend. Pritet që ekonomia e BE të ulet për rreth 7% këtë vit. Kjo sigurisht se do të ketë ndikim edhe mbi Maqedoninë.” – deklaroi Frank Janmat.

Sa i përket punësimeve, në raportin e KE-së theksohet se krijimi i vendeve të punës ishte mjaft i madh në vitin 2019, ndërsa shkalla e papunësisë ishte në rënie, në vitin 2020 do të ketë kthesë.

Parashikimet, sipas raportit, janë që derisa vitin e kaluar shkalla e papunësisë ishte 17.3 për qind, këtë vit do të jetë afërsisht 18.1 për qind. Por nëse kriza e koronës vazhdon edhe gjatë verës, ajo do të çojë në rënie të punësimit, ulje të të ardhurave dhe shpenzimeve, si në familje ashtu edhe në qeveri. (TVM2)

Desk
By Desk May 7, 2020 19:26