Paul Rudd shpallet “Mashkulli më tërheqës në botë” nga People

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 23:48

Paul Rudd shpallet “Mashkulli më tërheqës në botë” nga People

Paul Rudd është shpallur mashkulli më tërheqës në botë nga Revista People. Aktori 52-vjeçar fitoi këtë titull, gjatë komedisë “The Late Show with Stephen Colbert”, të martën në mbrëmje.

Colbert i bëri atij një sërë testesh “tërheqëse”, duke përfshirë një provim fizik, një test gjykimi dhe sesione fotografike si punëtor ndërtimi dhe murg, për të treguar nëse ai mund të bënte ndonjë gjë tërheqëse.

Pas të gjitha testeve, Colbert me pamje serioze i tha atij se “rezultoi negativ si mashkull tërheqës” dhe ndërsa aktori po largohej i zhgënjyer në dukje, pasi falënderoi Colbert për mundësinë, Colbert dhe njerëzit e veshur me të bardha në sallë e duartrokitën.

“Nuk ka asgjë më tërheqëse se përulësia … dhe ju e kaluat testin!” tha Colbert duke shtuar “Paul, ti je mashkulli më tërheqës në botë”.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=a2_news&dnt=true&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdHdlZXRfZW1iZWRfOTU1NSI6eyJidWNrZXQiOiJodGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NwYWNlX2NhcmQiOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1458302545642786817&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fa2news.com%2F2021%2F11%2F10%2Fpaul-rudd-shpallet-mashkulli-me-seksi-ne-bote-nga-people%2F&sessionId=7f17b9dead35f9c8778e2e2f461554d1b8865a90&siteScreenName=a2_news&theme=light&widgetsVersion=f001879%3A1634581029404&width=500px

Ylli i “Clueless” i tha revistës People se shpreson se do të jetë i ftuar në “disa nga ato darka tërheqëse me Clooney, Pitt dhe B Jordan”.

“Kur mendoj për veten time, e mendoj veten si bashkëshort dhe baba, sikur të jem unë”, thotë ai. “Unë thjesht rri me familjen time kur nuk jam duke punuar. Kjo është ajo që më pëlqen më shumë”, shprehet ai.

Rudd luan në filmin e Sony “Ghostbusters: Afterlife”, i cili pritet të dalë në kinema këtë muaj. Ai gjithashtu luajti në “Role Models”, dhe luajti një rol artistik si Mike Hannigan në hitin “Friends”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 23:48
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.