PD në sulm kundër Ramës: Ofendon të rinjtë me gjuhë vulgare

PD në sulm kundër Ramës: Ofendon të rinjtë me gjuhë vulgare

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa akuzoi kryeministrin Edi Rama se sillet në mënyrë vulgare me të rinjtë. Sipas tij, Rama ka dështuar të hapë vende të reja pune. Hasa tha në “Facebook” se kryeministri ofendon të rinjtë dhe prandaj duhet larguar.

“Pasi dështoi të hapë 300 mijë vende pune, pasi e mbushi administratën me kriminelë e militantë të paaftë, sot Edi Ramës nuk i ka mbetur asgjë tjetër, vetëm se me gjuhë vulgare, të fyejë të rinjtë e arsimuar shqiptarë.Një i ri i arsimuar si jurist, ekonomist, infermier apo inxhinier, nuk mund të punojë në ndërtim, se nuk është profesionist i asaj fushe dhe nuk ka investuar për këtë. Të rinjtë e arsimuar janë e ardhmja e këtij vendi. Ata me idetë, energjinë dhe punën e tyre dinjitoze do ta bëjnë Shqipërinë e nesërme më të mirë. Piktori Edi Rama ka dështuar si Kryeministër!”

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Shkurt, 2020 22:19

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.