Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kosovë
  • PDK: Presidentja doli nga pazaret e pista, ajo do t’i shërbejë vetëm Kurtit

PDK: Presidentja doli nga pazaret e pista, ajo do t’i shërbejë vetëm Kurtit

Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar menjhërë pasi që Vjosa Osmani mori votat e mjaftueshme që të shpallet presidente e vendit.

Sipas PDK-së, sonte, autoritari Albin Kurti nënshtroi deputetët e tij, presidenten tashmë të zgjedhur të vendit dhe çfarë është për keqardhje edhe një parti opozitare si LDK-ja, për të shtrirë kontrollin e tij të plotë mbi institucionet e Kosovës

“Sonte, në seancë të territ e të pazarave të cilat do t’i marrim vesh më vonë, Kosova rrëshqiti në monizëm, duke iu bërë dëm i pariparueshëm demokracisë së vendit.

Sonte, autoritari Albin Kurti nënshtroi deputetët e tij, presidenten tashmë të zgjedhur të vendit dhe çfarë është për keqardhje edhe një parti opozitare si LDK-ja, për të shtrirë kontrollin e tij të plotë mbi institucionet e Kosovës. Kurti fillimisht e ndau LDK-në, pastaj e shantazhoi dhe kur kjo nuk i mjaftoi, edhe e kërcënoi dhe e zhveshi nga dinjiteti që i kishte mbetur.

Jo vetëm kaq, Kurti dhe Osmani u lëshuan në pazare me Listën Srpska dhe në blerje të deputetëve të opozitës, si Adelina Grainca, deputete e turpit që tradhëtoi votuesit besnik të PDK-së, për të siguruar votat në këmbim të favoreve dhe privilegjeve duke e kompremetuar tërësisht këtë proces dhe duke e deligjitimuar pozitën e presidentit të shtetit.

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të padenjë, përçarëse dhe partiake Vjosa Osmanin, e cila do t’i shërbej vetëm kryeministrit Kurti por jo edhe qytetarëve të Kosovës dhe përfaqësimit të interesave të tyre.

Vjosa Osmani, presidentja e zgjedhur, nuk do të jetë asnjëherë presidentja valide, unifikuese dhe e të gjithë popullatës – por një figurë e grupeve biznesore, marionetë e një autoritari dhe emri që bëri të mundur goditjen më të madhe demokracisë së vendit.
Partia Demokratike e Kosovës, si forca e vetme opozitare ndaj këtij pushteti të ri autoritar, do të angazhohet tërësisht në mbrojtjen e rendit demokratik, kushtetutshmërisë dhe do ta kundërshtoj me tërë kapacitetet shantazhin e ushtruar ndaj opozitës dhe institucioneve tjera të pavarura”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Continue Reading

Previous: Abdixhiku: Urime Vjosës, LDK do vazhdojë si opozitë përballë një pushteti gati absolut
Next: Reagon Haradinaj: Votat e kontrabanduara treguan se Kurti dhe Osmani nuk guxojnë

Të ngjashme

ABELARD-TAHIRI-1 PDK: “Të sqarohet dështimi i kontratës për vaksinat”

PDK: “Të sqarohet dështimi i kontratës për vaksinat”

Redaksia
2 Prokuroria për vrasjen në Mitrovicë: Me të dyshuarin ka qenë edhe një polic

Prokuroria për vrasjen në Mitrovicë: Me të dyshuarin ka qenë edhe një polic

Redaksia
1 Vala e tretë e Covid-19, shumë kosovarë të prekur nga varianti i ri britanik

Vala e tretë e Covid-19, shumë kosovarë të prekur nga varianti i ri britanik

Redaksia

TË FUNDIT

ZUDI-ALIMOSKI Me pengesa fizike, por 50 vjet ka punuar si samarxhi! Kërkon pension, sepse i ka paguar kontributet

Me pengesa fizike, por 50 vjet ka punuar si samarxhi! Kërkon pension, sepse i ka paguar kontributet

20210417151553-780x439-1-696x392-1 Kjo është vajza që dhuroi gjithë organet pas vdekjes

Kjo është vajza që dhuroi gjithë organet pas vdekjes

Lulzim-Ismaili Boks, Ismaili mposht boshnjakun Taranoviç

Boks, Ismaili mposht boshnjakun Taranoviç

Greqia-1-696x392 Greqi, 67 humbje jete në një ditë/ Situatë alarmante në fqinjin jugor me infektimet

Greqi, 67 humbje jete në një ditë/ Situatë alarmante në fqinjin jugor me infektimet

516914-kYj39RubUu Zidane: Kontratat nuk kanë vlerë në futboll

Zidane: Kontratat nuk kanë vlerë në futboll


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.