PDSH intensifikon fushatën

Desk
By Desk May 1, 2019 21:20

PDSH intensifikon fushatën

Partia Demokratike Shqiptare intensifikon fushatën për zgjedhjen e presidentit në raundin e dytë.

Kryetari z.Menduh Thaçi zhvilloi një takim me anëtarët e shtabeve të degëve në Shkup.

Pasi falemenderoi për angazhimin e tyre kryetari z.Thaçi theksoi se i afrohemi fundit të kësaj fushate ku shqiptarët duhet të dalin masivisht në zgjedhje dhe duke votuar kandidatin e përbashkët qeveritar ne i japim një goditje të fuqishme politikave ruse që historikisht janë në dëm të interesave shqiptare.

Kryetari z.Menduh Thaçi theksoi se ashtu si shqiptarët edhe Maqedonia e Veriut përfundimisht të rënditet përkrah shteteve të NATO-s që me fitoren e kandidatit të përbashkët qeveritar e rrumbullaksojmë këtë proces dhe ruajmë miqësinë me SHBA dhe me sukses të hapërojme drejt BE-së

Desk
By Desk May 1, 2019 21:20