PDSH: Shqiptarët një aset ekonomik pa të cilin RMV nuk bën dot

Linda Limani
By Linda Limani March 6, 2020 14:34

PDSH: Shqiptarët një aset ekonomik pa të cilin RMV nuk bën dot

Sot, Komisioni për Ekonomi mbajti konferencë për shtyp të cilën e udhëheqi Driton Ibishi duke shpalosur diskriminim ekonomik dhe financiar qe iu behet shqiptareve, transmeton Agjencia e lajmeve Flaka 

“Partia Demokratike Shqiptare, ne menyre te vazhdueshme potencon rolin ekonomik te shqiptareve si nje aset ekonomik pa te cilin Republika e Maqedonise se Veriut nuk ben dot. Ne kete drejtim qytetaret shqiptare si kolektivitet perbejne burimin krucial ekonomik te vendit, qofte si pjese te kapitalit human me te cilin kontribojne ne shtim te vleres se re intelektuale te shoqerise apo si pjese e kapitalit fizik me te cilin kontribuojne ne zhvillime pozitive te sektorit privat, e te mos flasim per kontributin kolektiv qe shqiptaret japin ne mbushjen e arkes se buxhetit te shtetit, te themi ne masen prej 30 % ne emer te shlyerjes se deytrimeve fiskale mbi baze qytetare apo per rolin domethenes qe luajne ne mbarevajtje te stabilitetit makroekonomik ne emer te prurjes se devizave apo remitencave nga mergata”, deklaroi Driton Ibishi nga PDSH 

Perkunder ketij kontributi multidimensional, tha ai, te qytetareve shqiptare ne mbarevajtje te proceseve ekonomike te vendit, kthimi institutucional ne formen e lokalizimit te investimeve shteterore apo private ne rajonet planore te Maqedonise, me shumice shqiptare, te themi, ne Pollog, Verilindje dhe Jugperendim eshte jashtezakonisht margjinale apo pothuajse e paperfillshme.

“Ne favor te ketij konstatimi per evidence te diskriminimit etnik ne Republiken e Maqedonise se Veriut flasin argumentet kredibile te raportuara nga Banka Boterore apo edhe projeksionet buxhetore te shtetit ne kontinuitet. Ne kontekst te kapitalit human, po tu referohemi te dhenave te projeksioneve buxhetore te 12 viteve te fundit, 2008-2020, pergjate, le te themi, 100% te kohes qeverisese te BDI-se se institucioneve shteterore qe promovojne dijen dhe kulturen shqiptare, mesatarisht, keto institucione jane me shume se 10 here te nenvleresuara ne raport me institucionet shteterore qe promovojne dijen dhe kulturen Maqedonase. Ne kete drejtim, sipas te dhenave te njejta, te tre Universitetet shqiptare si Universiteti i Tetoves, Universiteti i Evropes Juglindore apo edhe Universiteti Nene Tereza, nuk perbejne as 1/3 e shumes se mjeteve financiare qe arketon Universiteti Kiril dhe Metodi ne emer te mbarevajtjes se proceseve akademike apo hulumtuese. Gjithashtu, institucionet qe promovojne dhe zhvillojne kulturen shqiptare, si Teatri Shqiptar i Shkupit, Biblioteka e Tetoves, Muzeu i Alfabetit Shqip, Qendra Konzervatore ne Gostivar si dhe shtepia perkujtimore e Mehmet Pashe Derralles, pranojne shume neglizhente parashë publike, qe sillen nga 4 deri ne 6 perqind, kundrejt institucioneve qe promovojne kulturen Maqedonase qe pranojne pjesen tjeter prej 95% te mjeteve buxhetore nga zeri buxhetor i investimeve ne kulture”, tha Ibishi. 

“Ne kontekst te kapitalit fizik, ne emer te lokalizimit te Investimeve te Huaja Direkte, verrejme qe ne tre zonat e lira ekonomike te hapesires teritoriale ku qytetaret shqiptare jane shumice, pra ne Tetove, Kercove dhe Struge, kemi koncentrim neglizhent te kapitalit te huaj, perkunder faktit qe keto zona karakterizohen me zhvillim normal te kapitalit human si rezultat i ekzistences se potencialit njerezor me vlefshmeri te kualifikuar te ofertes per pune. Konkretisht, ne mesin e emrave te njohur te kompanive te huaja, ne zonat e lira ekonomike te pjeses perendimore te vendit, operojne, gjithsejt vetem 4 kompani te huaja; edhe ate: 2 kompani gjermane ne Struge (Kostal dhe ODW electric), nje kompani amerikane – LEAR ne Tetove dhe nje kompani tjeter gjermane, KSS ne Kercove”, vijoi Ibishi. 

Pervec investimeve private me kapital te huaj, tha ai, edhe investimet shtetorore nuk kontribuojne ne zhvillim te barabarte ekonomik ne mes rezidenteve te vendit. E dhena statistikore e Bankes Boterore, pergjate periudhes 2008-2018 e indeksit GINI qe mat pabarazine ekonomike ne shperndarje te pasurise kombetare ne mes rezidenteve, raporton se ne Maqedonine e Veriut ku struktura e popullsise eshte dy-etnike e multietnike, pabarazia ekonomika eshte 1 here me e thekuar sesa mesatarja e shteteve te Ballkanit Perendimor dhe 2 here me e theksuar sesa mesatarja e shteteve kushtimisht te pastra etnike, si Shqiperia apo Serbia.

“Partia Demokratike Shqiptare pergjate qeverisjes se ardhshme fillimisht do te angazhohet per miratimin e nje projekt rezolute ne Kuvendin e Republikes se Maqedonise se Veriut per eliminim te diskriminimit mbi baza etnike te shqiptareve te Maqedonise se Veriut, ne emer te te ciles rezolute do te derivohen edhe modalitetet institucionale per zgjidhje te ceshtjes ekonomike te shqiptareve te Maqedonise ne drejtim te akcesit te shqiptareve si kolektivitet ne financat publike te vendit proporcionalisht me kontributet taksapaguese dhe akcesit te shqiptareve ne punesimet e gjeneruar nga sektori privat dhe gjysem publik”, përfundoi ai. Flaka

 

Linda Limani
By Linda Limani March 6, 2020 14:34