Pecakov: Relabalnci i Buxhetit u miratua së bashku me opozitën

Desk
By Desk November 12, 2020 22:38

Pecakov: Relabalnci i Buxhetit u miratua së bashku me opozitën

Rebalanci i Buxhetit u miratua bashkërisht mes qeverisë dhe opozitës dhe ne abstenuam për shkak të vërejtjeve të caktuara në lidhje me rebalancin e buxhetit, tha në emisionin e mbrëmshm “Rruga drejtë” në Alsat M, deputeti i VMRO-DPMNE-së opozitare, Kiril Pecakov.

“Rebalanci u miratua bashkërisht. Të gjithë si deputetë morëm pjesë në të. Fakti që ne votuam të përmbajtur është për shkak të vërejtjeve të caktuara që kemi pasur për rebalancin, dhe mund t’i diskutojmë ato. Ajo që ndodhi në seancë – dalja dhe intervenimi procedural i koordinatorit Micevski vetëm të numërohen të pranishmit në sallë në mënyrë që të mos ketë manipulime, se kanë mund ta bëjnë atë vetëm ose që VMRO bllokon…, përkundrazi, ne bashkë miratuam rebalancin e buxhetit”, tha Pecakov.

Desk
By Desk November 12, 2020 22:38