Pecas: Hapja dhe mbyllja e kapitujve vetëm nëse përmbushen interesat greke, por shpresojmë se negociatat do të vijojnë pa pengesa

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 16:13

Pecas: Hapja dhe mbyllja e kapitujve vetëm nëse përmbushen interesat greke, por shpresojmë se negociatat do të vijojnë pa pengesa

Kapitujt për Maqedoninë e Veriut do të hapen dhe do të mbyllen vetëm kur do të përmbushen interesat e Greqisë dhe nëse duhet do të vendosë veto, por shpresojmë se do të mundet, që secili kapitull i negociatave për anëtarësim pa pengesa të ecë para, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas  në brifingun e sotëm me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes nga MIA në Athinë sa i përket dritës së gjelbër nga BE-ja për Maqedoninë e Veriut  dhe Shqipërinë dhe anëtarësimit tonë në NATO dhe sa është kjo e rëndësishme për Greqinë.

“Greqia gjithnjë e mbështeste perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë, i zgjeroi të gjitha aktivitetet e saja diplomatike. Përmes procesit integrues të këtyre vendeve dhe konkretisht për Maqedoninë e Veriut,për pyetjen e gazetares,Greqia do të bëjë presion me të gjitha mjetet të cilat i ka që përmbushen interesat tona kombëtare dhe siç kemi thënë, të gjithë kapitujt do të hapen dhe do të mbyllen vetëm nëse përmbushen interesat e Greqisë dhe nëse duhet do të vendosë edhe veto, nëse ka nevojë, por shpresojmë se do të mundet, secili kapitull i negociatave para anëtarësimit, pa pengesa të ecë përpara”, tha Pecas.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 16:13