Pedri i sugjeron Barcelonas transferimin e Asensios

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 11:21

Pedri i sugjeron Barcelonas transferimin e Asensios

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka lënë të kuptohet se klubi i tij duhet të transferojë futbollistin e rivalëve të vjetër të Real Madridit, Marco Asension, pasi ai ende nuk ka nënshkruar një vazhdim me “Los Blancos”.

Reprezentuesi spanjoll do të jetë i lirë të diskutojë një marrëveshje para-kontrate me çdo kërkues të mundshëm në janar, me marrëveshjen e tij aktuale në “Santiago Bernabeu”, që do të skadojë në qershor 2023.

Real Madridi ka shtyrë bisedimet për vazhdimin e kontratës me të derisa ai të kthehet nga Katari, i cili ka nxitur spekulimet për të ardhmen e tij mes lidhjeve me Barcelonën dhe Manchester Unitedin.

Mesfushori i talentuar i Barçës, Pedri, dëshiron që klubi katalanas të shfrytëzojë sa më shumë këtë ngërç dhe të tërheqë reprezentuesin spanjoll.

“Duhet të shihni se çfarë ndodh me kontratën e Asensios, por unë mendoj se të gjithë lojtarët e mirë duhet të jenë në Barcelonës”, ka thënë ai për “COPE”.

Megjithatë, kur u pyet nëse do të përpiqej të bindte bashkëlojtarin e tij kombëtar të vinte në “Camp Nou” ai shtoi: “Unë nuk jam shumë për t’i bërë ato gjëra, për të bindur dikë”.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 11:21

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...