Pekini “pushtohet” nga ndotja

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 23:55

Pekini “pushtohet” nga ndotja

Autostradat, shkollat, parqet dhe këndet e lojërave në Pekin me rreth 24 milionë banorë, janë mbyllur për shkak të ndotjes së madhe.

Një mjegull mbuloi pjesë të Kinës veriore ku dhe ndërtesat më të larta u zhdukën si pasojë e ajrit të ndotur.

Autoritetet e Pekinit fajësuan “kushtet e pafavorshme të motit dhe përhapjes së ndotjes rajonale” për situatën e krijuar dhe thanë se smogu ka të ngjarë të vazhdojë të paktën deri në mbrëmjen e së shtunës.

Një pjesë e autostradave në qytetet kryesore, përfshirë Shangain, Tianjin dhe Harbin u mbyllën. Udhëheqësit botërorë u mblodhën në Skoci këtë javë për negociatat e Konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike për të shmangur pasojat katastrofike të klimës, por Presidenti kinez Xi Jinping në vend që të merrte pjesë personalisht zgjodhi të shkruante një fjalim.

Kina, prodhuesi kryesor në botë i gazeve serë, përgjegjëse për ndryshimet klimatike, po rrit prodhimin e qymyrit, pas një krize energjie të shkaktuar nga objektivat strikte të emetimeve dhe çmimet rekord të karburanteve fosile.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 23:55
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.