Pendarovksi: Në 2014 ishim fitues moral, por tani duhet të jemi fitues real
Kandidati presidencial Stevo Pendarovski tha sot në takimin me qytetarët e Debarcës se perspektivat e hapura për BE dhe NATO sjellin përfitime ekonomike për zhvillim në vendin tonë dhe për të gjithë qytetarët, përcjell FLAKA.
“Në vitin 2018, vetëm pas marrjes së ftesës për NATO, në vend hynë 625 milionë euro në investimet e huaja, që është dy herë më shumë se të ashtuquajturit reformator Gruevski. Ajo do të intensifikohet më tej pas hyrjes në NATO dhe nisjes së negociatave me BE. Në vitin 2014, ne ishim fitues moral, por tani duhet të jemi fitues të vërtetë”, tha Pendarovski. FLAKA