Pendarovsi: Këshilli i Sigurisë propozon gjendje gjendje të krizës në gjithë territorin e shtetit

Desk
By Desk November 19, 2020 14:04

Pendarovsi: Këshilli i Sigurisë propozon gjendje  gjendje të krizës në gjithë territorin e shtetit

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë është marrë vendim që t’i propozohet Qeverisë që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e shtetit.

“Sot mbajtëm seancën e 10 të Këshillit të Sigurisë, debatuam për gjendjen me Kovid-19. Situata është serioze, gjendja është shumë më e keqe se sa gjatë valës së pranverës. Në këtë drejtim pas një debati ku morën pjesë të gjithë, Këshilli i Sigurisë vendosi që t’i propozoj Qeveris që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, në afat prej 30 ditëve në territorin e gjithë shtetit”.

Pendarovski tha se shpallja e gjendjes së krizës nuk ka të bëjë asgjë me orën policore, ose kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

“Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, informoi për gjendjen me pandeminë dhe rritjen e numrit të rasteve të reja. Gjendja me coronavirusin është serioze. Pas diskutimit të gjerë, ku u përfshinë të gjithë pranishmit, Këshilli i Sigurisë vendosi t’i propozojë Qeverisë shpellje të gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit për 30 ditët e ardhshme”, tha Pendarovski.

“Nuk duhet të tregojmë se gjendja me kovid-19 është jashtëzakonisht serioze. Edhe në vendet në rajon dhe në botë është serioze. Pas diskutimit ku morën pjesë kemi marrë vendimi. Këshilli për Siguri t’i propozoj qeverisë të shpallë gjendje krize në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, tha presidentin i shtetit Stevo Pendarovski”, tha Pendarovski. Sipas tij, shpallja eventuale e gjendjes së krizës nuk ka ndonjë lidhje me orën policore.

Ai tha se kjo bëhet në mënyrë që Ligji për mbrojtje t’i jep më shumë hapësirë Qeverisë për menaxhimin me pandeminë.

Pendarovski tha se pret që Qeveria sa më shpejtë të jetë e mundur ta pranojë këtë propozim dhe të shpallë gjendje krize në të gjithë vendin.

Desk
By Desk November 19, 2020 14:04