Pendarovski: Anëtarësimi në NATO dhe në BE janë garanci se vendi ekonomikisht do të përforcohet dhe përparojë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 16, 2019 20:02

Pendarovski: Anëtarësimi në NATO dhe në BE janë garanci se vendi ekonomikisht do të përforcohet dhe përparojë

Po afrohet fundi i fushatës dhe sot do të doja të flas për një temë e cila është shumë e rëndësishme dhe për të cilën jam i sigurt se unë dhe ekipi im mund të bëjmë shumë.

Me votimin në këto zgjedhje nuk zgjedhim vetëm president, zgjedhim si dhe nëse ekonomikisht do të zhvillohet vendi ynë.

Drejtimin në të cilin po lëvizin dhe rruga nëpër të cilën kemi nisur është progres, siguri ekonomike të qytetarëve dhe stabilitet financiar të vendit tonë.

Nëpër këtë rrugë ne hapemi në drejtim të të botës, në drejtim të fondeve evropiane, në drejtim të tregut prej 500 milionë banorëve në të cilin mund të punojnë kompanitë tona.

Anëtarësimi në NATO dhe në BE janë garancia e vetme se vendi ekonomikisht do të përforcohet dhe do të përparojë, ndërsa standardi i qytetarëve do të rritet me një ritëm të shpejtë.

Punët përfundimisht kanë nisur mirë. Ekonomia po stabilizohet, BPV-ja ka filluar të rritet. Me fillimin e negociatave dhe anëtarësimit të plotfuqishëm në Aleancën e NATO-s do ta ndajmë rritjen e ekonomisë.

U bëj thirrje qytetarëve më 21 mars të votojnë që ta vazhdojmë këtë rrugë. Nuk ka alternativë më të mirë nga kjo. VMRO-DPMNE-ja dhe Siljanovska e ofrojnë të kundërtën. Ofrojnë ngecje, revizion dhe bllokim të asaj që deri më tani e kemi arritur. Kjo do të thotë paratë të përfundojnë te familja në vend si deri më tani, te qytetarët. Ndërsa nuk ishte lehtë të arrihet atë që e kemi sot. Nuk ishte lehtë të arrihet të zhbllokohet Maqedonia edhe këtë tani nuk guxojmë ta rrezikojmë. Më 21 prill të votojmë për një Maqedoni të përparuar dhe të zhvilluar, së bashku përpara.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 16, 2019 20:02