Pendarovski: Do të jem president i të gjithë qytetarëve

Desk
By Desk 8 Prill, 2019 20:22

Pendarovski: Do të jem president i të gjithë qytetarëve

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, sot në tribunë me banorët e Butelit, theksoi se kjo komunë me dekada është shembull për atë se si duhet të funksionojë koncepti një shoqëri për të gjithë dhe bashkësisë midis qytetarëve prej bashkësive të ndryshme etnike.

“Këtu, në këtë komunë, e kam kaluar pjesën më të madhe të jetës me njerëz prej të gjitha bashkësive etnike. Slogani im është “Së bashku përpara”, kjo do të thotë bashkim dhe jo ndarje. “Një shoqëri” për të gjithë është koncepti që filluam ta realizojmë nga viti 2016. Unë do të jem president për të gjithë qytetarët dhe nuk do t’i ndaj në aspekt, fetar, kombëtar apo për përkatësi politike”, tha Pendarovski.

Ai vlerësoi se kjo gjeneratë e politikanëve është angazhuar t’i zgjidh çështjet më të rënda. Kjo, theksoi, çoi drejt ftesës për anëtarësim në NATO dhe në qershor të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Me këtë, siç tha Pendarovski, përfaqësuesit tanë politik në mënyrë të barabartë marrin pjesë në zgjidhjen e çështjeve botërore, asnjë çështje për Maqedoninë, nuk do të zgjidhet pa Maqedoninë. Kjo do të thotë hapje e fondeve evropiane, më shumë investime, vende të reja pune dhe standard më i lartë për të gjithë qytetarët”, theksoi Pendarovski. Ai sonte do të marrë pjesë në tribunat qytetare në komunat Shuto Orizare dhe Gjorçe Petrov.

Desk
By Desk 8 Prill, 2019 20:22