Pendarovski: E kuptoj nëse Siljanovska donte të bënte një video vetëm me Blerim Rekën (VIDEO)

Desk
By Desk 18 Prill, 2019 13:16

Kandidati për president i koalicionit të gjërë,  Stevo Pendarovski mohoi se ka pasur ftesë për një intervistë nga „Другата страна на политиката“”, një faqe në Facebook që ka regjistruar  një intervistë vetëm me Gordana Siljanovska dhe Blerim Rekën, ku ata përgjigjen shkurtimisht në pyetjet rreth interesave të tyre personale, shkruan TS.

“Nuk është e vërtetë që kam marrë një ftesë për një regjistrim të tillë. Por unë e kuptoj nëse Siljanovska donte të bënte një video me vetëm me Blerim Rekën. Ajo që është ende shqetësuese është arratisja nga debati i Telmës për të cilën nuk ka shpjegime të mëtejshme, ” ka shkruar Pendarovski në Twitter./TS/

Ja spoti i përbashkët mes Blerim Rekës dhe Gordana SIljanovkës e cila mori përkrahje nga antishqiptarja Biljana Vankovska

 

 

Desk
By Desk 18 Prill, 2019 13:16