Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Pendarovski flet shqip në Çair: Përshëndetje, Mirëdita, jam në komunën time dhe lagjen time

Pendarovski flet shqip në Çair: Përshëndetje, Mirëdita, jam në komunën time dhe lagjen time

Redaksia 2 vjet ago

Kryetari i LSDM-së kryeministër Zoran Zaev dhe kandidati presidencial Stevo Pendarovski sot nga tribuna në Çair të Shkupit thanë se forcat tona janë bashkuar, ardhmëria jonë është në NATO dhe BE.

Në tribunën me qytetarët e komunës së Çairit të Shkupit, u konfirmuan zotimet e Pendarovskit, të vazhdojë me ndërtimin e “Një shoqërie për të gjithë” dhe integrimin e Republikës së Maqedonisë të Veriut në NATO dhe BE, si dhe se kjo është e mundur vetëm me “Së bashku ecim përpara”.

Përshëndetje, Mirëdita, jamë në komunën time dhe lagjen time, kështu e filloi fjalimin në Çair kandidati për president Pendarovski, që u shoqërua me duartrokitje nga të pranishmit.

“Të votojmë për shtet anëtarë të BE-së dhe NATO-s, pjesë e botës së zhvilluar bashkëkohore. Të gjithë të kenë të drejta të njëjta. Ose të gjithë do të kemi të drejta të barabarta, ose nuk ka lumturi për ansjërin. Mos ju japim mundësi koncepteve shkatërruese për vendin tonë”, theksoi Pendarovski.

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev tha se Çairi multietnik është shembull për bukurinë e shtetit multietnik.

Ai shtoi se ardhmëria e maqedonasve, shqiptarëve, turqve, sërbëve, vllehëve, romëve, boshnjakëve, është në jetën e përbashkët në Republikën të Maqedonisë Veriore evropiane.

“Duhet të krenohemi me dallimet tona. Tani kur ndërtuam një shoqëri për të gjithë, kur jemi para dyerve të NATO-s dhe BE-së, na duhet president i cili do na udhëheqë dhe t’i ndihmojë këtij shteti”, theksoi Zaev, dhe potencoi se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara.

Kandidati presidencial Stevo Pendaroski sot banorëve të Shishovës u tha se e përfaqëson konceptin e unitetit.

Ai bëri thirrje më 21 prill dhe më 5 maj të gjithë të dalim në zgjedhje në mënyrë masive, që siç tha, të japim mbështetje të vazhdojë politika e cila mbështetet nga shumica e qytetarëve, një shoqëri për të gjithë, për progres. Vetëm kjo, potencoi na çonë drejtë Evropës dhe NATO-s.

Gjatë dy viteve të fundit, tha Pendarovski, shohim qasje tërsisht të re në shoqrëinë tonë, ndërtojmë shoqëri të bashkuar, një shoqëri për të gjithë.

Continue Reading

Previous: Siljanovska Davkova për vizitë në komunën e Aerodromit
Next: BDI Bogovinë: Vota për presidentin konsensual, përshpejton rrugën drejt BE dhe NATO

Të ngjashme

Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 2 ditë ago
jhmhj-292903 RMV, pandemia ka rritur numrin e të pastrehëve

RMV, pandemia ka rritur numrin e të pastrehëve

Redaksia 1 javë ago
vlado-misajlovski-1 Misajllovski: Paaftësia e qeverisë ka bërë që Maqedonia të lypë vaksina nga vendet fqinje

Misajllovski: Paaftësia e qeverisë ka bërë që Maqedonia të lypë vaksina nga vendet fqinje

Redaksia 1 javë ago

TË FUNDIT

Click-Plus-24 Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

2 City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

1 Real Madrid përpara, Mendy ‘dridh’ portën e Atalantas ku shënon një gol fantastik

Real Madrid përpara, Mendy ‘dridh’ portën e Atalantas ku shënon një gol fantastik

Besim-Hoda-1-click Hoda: Ky shtet nuk ekziston fare, këtë e dëshmoi ngjarja me Mijallkovin

Hoda: Ky shtet nuk ekziston fare, këtë e dëshmoi ngjarja me Mijallkovin

502706-wVcYCqMTpx Hyundai lanson modelin Ioniq 5

Hyundai lanson modelin Ioniq 5

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.