Pendarovski, formalisht, ka të drejtë – ka dy raste të përfunduara nga PSP për korrupsion

Desk
By Desk 12 Prill, 2019 21:47

Pas deklaratës së parë së kandidatit për President Blerim Reka në tv duelin në RTM, ku potencoi që qëllimi i tij kryesor në kampanjën parazgjedhore është sundimi i së drejtës dhe ligjeve në të gjithë vendin, me çka një nga argumentet, siç tha ai, është se nuk ka asnjë rast të zbardhur të korrupsionit të megaskandaleve të fundit, replikoi kandidati për President Stevko Pendarovski.

Pendarovski: Kam një replikë shumë të shkurtër për pasaktësinë e fakteve, ndërsa për sa i përket tezave jemi këtu diku, në fakt, të paktën sipas retorikës pajtohemi.. në atë se nuk ekziston asnjë rast, i zbardhur për korrupsion. Ekziston. Rasti “Trust” dhe ekziston një rast i cili është i lidhur me problematikat që po flasim, sundimin e së drejtës, i mbaruar në aspektin juridik, për fat të keq, bëhet fjalë për ish kryeministrin i cili iku dhe nuk e priti drejtlësinë. Duhej të vuante dënimin…, Por, dënimi është përcaktuar edhe nga shkalla e dytl, kështu që kemi raste që hynë në këtë shkelje. Vetëm të precizojë..

[Burim: МRT –  debati i kandidatëve për President(rreth 5 min.) – 12.04.2019]

Replika e Pendarovskit është e vërtetë, por vetëm nga aspekti formal, në fakt, ai këtë edhe e thekson në fillim. Është e vërtetë që ka vendim në fuqi për rastin “Trust”, në të cilin ka dy persona të dënuar për manipulim të prokurimeve për nevojat e REK Manastir. Vendimi gjyqësor ka të bëj me biznesmenin Sead Koçan dhe Vasilie Aviroviq, si i akuzuar i parë dhe i akuzuar i dytë, për prokurim në vitin 2011. Rasti i dytë është për rastin e PSP-së “Tanku”, për furnizimin me “mercedesin” për nevojat e ish kryeministrit dhe nevoja të tjera, për të cilin Gruevski, mori dënim, të konfirumar edhe nga shkalla e dytë nga Apelacioni gjatë vitit të kaluar, me çka menjëherë me ikje të organizuar e lëshoi Maqedoninë dhe u vendos në Hungari, ku edhe mori azil politik. Megjithatë ky precizitet formal i Pendarovskit nuk e ndryshon thelbin e argumenteve të Rekës, që në fakt, edhe vet Pendarovski i konformon në fillim të deklaratës së tij, që në nivel të tezave janë me qëndrime të afërta por që vërejtja e tij ka të bëjë me faktet.

Pendarovski nuk ka qenë këshilltar për siguri dhe politik të jashtme që nga viti 1990

Profesoresha Gordana Siljanovska- Davkokva, kandidate e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale, sonte në debatin e kandidatëve presidencial në MRT, duke ju drejtuar Stevo Pendaroskit, kandidat i kualicionit qeveritar, e tha të pavërtetën në vijim:

.… kundërkandidati im i cili ka qenë këshilltar i sigurisë dhe politikës së jashtme pothuajse në të gjithë strukturat ( të pushtetit) nga viti 1990, deri sot

[Burimi: data: 12.04.2019]

Kjo deklaratë e profesoreshës Gordana Siljanovksa-Davkova është e pavërtetë. Faktet flasin që kundërkandidati i saj, Stevo Pendarovski është emëruar si këshilltar politik në vitin 2001. Kjo mund të shihet edhe në biografinë e tij në ueb-faqen e Qeverisë, si dhe nga të dhënat në Vikipedija.

 Në periudhën 1998-2001 ka qenë udhëheqës i Sektorit të analitikës dhe hulumtimit në Ministrinë e punëve të brendshme dhe zëdhënës i ministrisë, Nga 2001 deri në vitin 2004 ka qenë Këshilltar për sigurinë nacionale i Presidentit të Republikës së Maqedonisë… ( ueb-faqja e Qeverisë)

 

Pas mbarimit të arsimit të lartë, është vendosur si udhëheqës në sektorin e analitikës në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Përveç kësaj, tri vite, paralelisht ka qenë zëdhënës ( zëvendës-ministër për marëdhëniet me publikun) në MPB. Nga viti 2001 është caktuar si udhëheqës për sigurinë nacionale dhe këshilltar kryesor për politikën e jashtme në kabinetin e Presidentit Boris Trajkovski dhe Baranko Crvenksvski.(Vikipedija)

BURIMI: Vertetmates.mk

Desk
By Desk 12 Prill, 2019 21:47