Pendarovski informohet për aktivitetet e njësiteve të ARM

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 15:19

Pendarovski informohet për aktivitetet e njësiteve të ARM

Presidenti dhe Komandant suprem i forcave të armatosura Stevo Pendarovski sot mbajti takim me kryeshefin e Shtatmadhorisë së Armatës së Republikë së Maqedonisë së Veriut gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovskin, i cili e informoi  për angazhimin e pjesëtarëve zë Armatës në të gjithë territorin e shtetit në përballje me pasojat nga epideMEDIAL e Kovid-19, në kushte të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Siç kumtuan nga Kabineti i presidentit, Pendarovski është informuar edhe për zgjerimin e aktiviteteve të Armatës në bashkëpunim me forcat policore, si dhe për mbështetjen që Armata ua jep srukturave civile, punonjësve shëndetësorë, Kryqit të Kuq, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe vetëqeverisjes lokale.

Pjesa përbërëse në brifungun e sotëm, theksohet në kumtesë, ishte edhe angazhimi i Armatës në kufirin jugor dhe verior të vendit, ku njësitet e Armatës së bashku me forcat policore janë angazhuar për përballje me rrjedhjen e madhe potenciale të emigrantëve dhe refugjatëve si pjesë e “Rutës ballkanike”.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 15:19