Pendarovski: Kemi kaluar mbi 30 vjet tranzicioni, nga regjimi dhe krimi i familjes

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 21:50

Një shoqëri për të gjithë dhe integrim euroatlantik, jo izolim dhe ndarje. Ky është koncepti im. Kemi kaluar mbi 30 vjet tranzicioni, nga tuneli i errët i krimit dhe nga regjimi i familjes, tha kandidati presidnecial Stevo Pendarovski, në takim sonte me qytetarët në Tetovë, përcjell FLAKA.

Fokusi Pendarovski e shtroi, siç tha ai, te vendimet e vështira që ka sjellë kjo cgarniturë në pushtet.

“Ky brez i politikanëve duhej të merrte vendime që nuk ishin sjellë nga askush për 30 vjet. Partia kryesore opozitare, para dhe pas raundit të parë të zgjedhjeve, vazhdon me propagandë të ashpër mbi tre shtyllat kryesore të shtetit. Ata janë këmbëngulës, veçanërisht kandidati i tyre, për të anashkaluar gjithçka që ka bërë kjo strukturë, avokojnë një rishikim të të gjitha marrëveshjeve”, theksoi Pendarovski.

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev me këtë rast tha se duhet të vazhdojmë rrugën që kemi filluar së bashku, sepse nuk ka alternativë. Ne nuk duhet të kthehemi në vitet 1990. Drejtësia dhe ligji, theksoi Zaev, mbeten imperativ dhe do të jenë parimi kryesor i presidentit të shtetit.

“Bojkoti që nga raundi i parë zgjedhor i ka dimensionuar çështjet që të përveshim mëngët, të nxehim këpucët dhe të garojmë për shtetin. Kjo është konfirmimi më i fortë i suksesit të zgjedhjeve. Le të mundohemi secilin qytetar të thotë qëndrimin e tij sipas bindjes së tij personale”, tha Zaev, duke përsëritur se “fshesa” do të jetë menjëherë pas zgjedhjeve. FLAKA

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 21:50