Pendarovski: Kemi shumë për të bërë lidhur me gjendjen me barazinë gjinore

Linda Limani
By Linda Limani March 7, 2020 13:24

Pendarovski: Kemi shumë për të bërë lidhur me gjendjen me barazinë gjinore

Progres ka, por për fat të keq, po ecë me ritëm të ngadalshëm, dhe jo rrallë herë jemi dëshmitarë në pikëpamje të rënies së barazisë gjinore, si dhe kufizime në lidhje me të drejtat e grave tashmë të fituara. Si vend, krahas disa përparimeve, kemi shumë më tepër për të bërë për të tejkaluar pabarazinë aktuale në pothuajse çdo segment shoqëror.

Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski, i cili mbrëmë mbajti fjalim në hapjen e edicionit të 11-të të ngjarjes “Mbrëmjet e të drejtave të grave”, që po mbahet këtë vit nga data 6 deri më 12 mars, në shenjë të shënimit të temës së këtij viti të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit. : “Unë jam Gjenerata e Barazisë – realizim i të drejtat e grave për një të ardhme të barabartë!”.

Pendarovski theksoi se barazia gjinore është angazhim i rëndësishëm në mandatin e tij, dhe dëshiron të kontribuojë në promovimin e barazisë gjinore dhe politikave gjinore në vend. Me ndryshimet pozitive dhe përqendrimin strategjik në politikat gjinore në periudhën e ardhshme, vlerëson presidenti Pendarovski, ne si shoqëri mund të bëjmë hap të rëndësishëm përpara për të përmirësuar barazinë gjinore në çdo fushë.

Sipas tij, si vend, krahas disa përparimeve, ne kemi shumë më tepër për të bërë për të kapërcyer pabarazinë aktuale në pothuajse çdo segment shoqëror.

Ai beson se me ndryshimet pozitive dhe përqendrimin strategjik në politikat gjinore në periudhën e ardhshme mund të bëjmë një hap të madh përpara si shoqëri në përmirësimin e barazisë gjinore në të gjitha sferat.

Linda Limani
By Linda Limani March 7, 2020 13:24