Pendarovski me porosi për rininë: Zgjidhni ardhmëri të sigurt

Desk
By Desk 18 Prill, 2019 18:00

Pendarovski me porosi për rininë: Zgjidhni ardhmëri të sigurt

Kandidati për president i mbështetur nga shumica parlamentare, Stevo Pendarovski, dërgoi porosi deri te rinia dhe tha se më 21 prill dhe 5 maj, zgjedhim ardhmërinë. Me hyrje në BE u hapim mundësi të reja rinisë sonë dhe më në fund krijojmë mundësi për ta që lumturinë e tyre ta kërkojnë në vend. U mundësojmë më shumë mundësi për arsim cilësor, udhëtim dhe diploma të njohura gjithkund nëpër Evropë.

“Koncepti im është shtet që do të investojë në rininë, në zhvillimin e tyre dhe avancimin. Ky do të jetë angazhimi im si presidenti i juaj. Rinia jonë meriton mundësi të njëjta si moshatarët e tyre gjithkund nëpër Evropë, meritojnë jetë evropiane në vend. Pikërisht për këtë, për ta, për të gjithë gjeneratat e ardhshme, në 21 prill dhe 5 maj duhet në mënyrë masive të dalim dhe të votojmë për shtet që siguron ardhmëri të sigurt”, deklaroi kandidati për president, Stevo Pendarovski.

Desk
By Desk 18 Prill, 2019 18:00