Pendarovski: Mos t’ju mbetet hatri miqve tanë amerikan, por Kosova nuk është me prioritet i Amerikës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 22:53

Pendarovski: Mos t’ju mbetet hatri miqve tanë amerikan, por Kosova nuk është me prioritet i Amerikës

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në intervistë për ClickPlus teksa ka zbuluar bisedën që e ka zhvilluar muaj më parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka folur edhe për qasjen SHBA-së ndaj rajonit.

Konkretisht, për Kosovën Pendarovski ka vlerësuar se ajo nuk është më prioritet i lartë i SHBA-ve, së paku jo në nivelin siç ka qenë në vitin 1999.

“Të mos ju mbetet hatri miqve tanë amerikanë, por e përsëris edhe njëherë, Kosova që një kohë të gjatë ka dalë nga radarët e prioriteteve amerikane. Tash nuk them se nuk brengosen fare për rajonin, për ne, për Kosovën, megjithatë Kosova nuk është prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe nuk do të jetë kurrë më shumë siç ka qenë gjatë periudhës së vitit 1999”, tha Pendarovski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 22:53