Pendarovski: Mosnënshkrimi i ligjeve është mosrespektim skandaloz i Kushtetutës
Kandidati për president Stevo Pendarovski në debatën e sonte në TV21 tha se mosnënshkrimi i ligjeve të votuar në Kuvend nga ana e Ivanovit është skandaloze, përcjell FLAKA.
“Nëse Siljanovska është kandidate e VMRO-DPMNE-së, pse nuk i ka pyetur pse kanë votuar për ligj të tillë skandaloz siç thotë ajo. Pse Ivanov nënshkroi ligjin për amnisti nëse është skandaloz. Mos-nënshkrimi është një shpërfillje skandaloze për Kushtetutën. Mund të imagjinoni se çfarë do të bëhet me shtetin ligjor nëse presidenti nuk i respekton ligjet. Edhe pse ligjet u votuan në një procedurë legjitime parlamentare”, tha Pendarovski. FLAKA

