Pendarovski në Gradsko: Fermerët meritojnë qasje në tregun evropian

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 19:30

Pendarovski në Gradsko: Fermerët meritojnë qasje në tregun evropian

Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski sot ka vizituar komunën Gradsko ku ka marrë pjesë në tribunë me qytetarë të kësaj komune.

Para të pranishmëve, Pendarovski ka folur për procesin eurointegrues dhe përfitimet që pasojnë pas anëtarësimit në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në.

“E braktisëm kohën e izolimit, mbylljes së mundësive të kufizuara dhe pasigurisë dhe tanimë viti i dytë hapërojmë drejt progresit dhe zhvillimit. Bëmë depërtim të madh në hapjen e dyerve të Evropës. Anëtarësimi në NATO është i sigurt, ndërsa në mesin e vitit me meritë presim datë për negociata me BE-në. Ajo është mundësi e re për zhvillim të shtetit dhe dhënie shans për punësimin e të rinjve, por edhe mundësi për bujqësinë që është një nga degët më të rëndësishme në shtetin tonë. Me integrimin në BE dhe NATO siguruam qasje në tregun prej mbi 500 milionë konsumatorëve, ajo pozitivisht do të vlejë mbi zhvillimin e bujqësisë, prodhim më konkurrues. E gjithë kjo nënkupton më shumë para dhe standard jetësor për bashkëqytetarët fermerë”, ka thënë Pendarovski. Të vazhdojmë me ndryshimet pozitive që na ofrojnë në BE dhe NATO, meritojmë të jemi të barabartë në botën demokratike, qytetarët, të rinjtë, punëtorët, meritojnë standard më të lartë jetësor, të vazhdojmë Bashkë përpara”, ka ftuar Pendarovski.

Qendra për komunikim e LSDM-së

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 19:30