Pendarovski nga Shuto Orizari: Politikanët nuk duhet të flasin për të drejtat e romëve vetëm në Ditën e Romëve
Stevo Pendarovski, kandidati i përbashkët për president i LSDM-së dhe BDI-së, sot në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ishte në një debat publik në Shuto Orizar, përcjell FLAKA.
Ai vuri në dukje se katër udhëheqësit e partive rome në vend janë për herë të parë të bashkuar, të bashkuar për një ide, së bashku të mbështesin këtë opsion dhe numrin 3 në zgjedhjet presidenciale.
“T’u urojë Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Do të them qartë dhe me zë të lartë se politikanët nuk duhet të flasin për të drejtat e romëve vetëm në ditën e romëve. Çdo ditë duhet të kujdesemi për të drejtat dhe jetët më të mira të romëve, komuniteteve më të vogla etnike, të të gjithë qytetarëve”, tha Pendarovski. FLAKA