Pendarovski nga Struga: Maqedonia tani është një vend i sigurt dhe stabil dhe dyert për në BE dhe NATO janë të hapura

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 21:32

Pendarovski nga Struga: Maqedonia tani është një vend i sigurt dhe stabil dhe dyert për në BE dhe NATO janë të hapura

Le të bashkojmë konceptin që çon përpara dhe siguron një të ardhme në një shoqëri për të gjithë, në një shtet të integruar në BE dhe NATO, tha kandidati i përbashkët për presidentin Stevo Pendarovski në takim me qytetarët në Strugë, përcjell FLAKA.

“Komuna juaj është një shtet brenda shtetit, ka një traditë të gjatë të jetesës së besimeve të ndryshme, bashkësive etnike, me bashkëjetesë të matur. Dhe në kohët më të vështira, keni ditur se si të jetoni së bashku dhe të mos ndani njerëzit. Dy ditë para votimit, them që pikërisht ashtu po e imagjinoj vendin tonë. Si një shoqëri për të gjithë, një vend i integruar në BE dhe NATO”, tha Pendarovski.

Pendarovski theksoi se me 21 prill dhe 5 maj qytetarët votojnë për të konfirmuar reformat, zhvillimin, progresin në integrimet evropiane, i cili siguron më shumë investime të huaja, vende të reja pune, një standard më të lartë jetese për të gjithë qytetarët. FLAKA

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 21:32