Pendarovski: Nuk kam dyshim se ne jemi të gatshëm për fillimin e negociatave

Pendarovski: Nuk kam dyshim se ne jemi të gatshëm për fillimin e negociatave

Kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski i ka dhënë një intervistë javores “Fokus”. Ai mes tjerash ka folur për situatën aktuale politike dhe qeverinë e ardhshme, për të cilën ka thënë se duhet të ketë shumë kujdes se si do të formohet, duke thënë se ka kritere të sakta të cilat duhet ti përmbushin funksionerët e ardhshëm qeveritarë.

Në pyetjen e Fokus: A është vendi plotësisht i përgatitur për këtë proces të vështirë dhe kompleks të integrimit evropian që do të zgjasë për shumë vite? Pendarovski e ka dhënë këtë përgjigje:

“Nuk kam dyshim se ne jemi të gatshëm për fillimin e negociatave, por procesi do të zgjasë me vite dhe është shumë më e rëndësishme të tregojmë se ne jemi gati për këtë dhe ta përfundojmë me sukses. Gjatë negociatave, të gjitha segmentet e shoqërisë do të vihen në një provë serioze.

Në këtë kontekst, është me rëndësi strategjike që qeveria e ardhshme të formohet me respektimin e vazhdueshëm të tre kritereve vijuese: së pari, të gjithë ministrat, jo vetëm ata që janë direkt përgjegjës për integrimin evropian, të jenë njerëz me kapacitet demokratik dhe orientim pro-evropian, së dyti, të jenë njerëz që nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë aferë me prapavi kriminale, duke marrë parasysh se sfida jonë më e rëndësishme në vitet në vazhdim do të jetë sundimi i ligjit, dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishëm, jo ​​vetëm eshaloni i parë i funksionerëve, por edhe i dyti dhe i treti, të mund të marrin certifikatë sigurie nga NATO sepse si vend anëtar vetëm kështu do të na pranojnë neve si një partner të besueshëm të Aleancës.”

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 30 Korrik, 2020 20:21

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.