Pendarovski: Nuk shoh ndonjë problem se institucionet janë riemëruar në nacionale dhe jo në maqedonase

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 20:21

Pendarovski: Nuk shoh ndonjë problem se institucionet janë riemëruar në nacionale dhe jo në maqedonase

Në debatin e sontëm presidencial, në mesin e profesorëve Gordana Siljanovska, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka në Telma, kandidati i LSDM-së, Pendarovski u pyetën nëse Marrëveshja e Prespës mund të ndryshohej në të cilën Pendarovski dha këtë përgjigje:

“Unë nuk shoh një problem që institucionet janë riemëruar në nacionale. Ju do të duhet me ndonjë qeveri greke nesër ta bindni se duhet sërisht ta hapni atë çështje dhe të bisedoni dhe sa me një marrëveshje të re do të mundësoni të qendrojë gjuha maqedonase pasi edhe tani parashtesat maqedonas/se dhe kodet MK i kemi, nuk e di çfarë do të ishte më e mirë, e pastaj ajo Marrëveshje të ratifikohet në Parlamentin grek”, tha Pendarovski. FLAKA

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 20:21