Pendarovski: Opcioni Siljanovska është kthim mbrapa në tunelin e Gruevskit!

Desk
By Desk 6 Prill, 2019 21:45

Pendarovski: Opcioni Siljanovska është kthim mbrapa në tunelin e Gruevskit!

Kandidati presidencial Stevo Pendarovski sonte u takua me banorët e Demir Hisarit nga të cilët kërkoi në 21 prill të rrethojnë numrin 3 të votimit, jo vetëm për të fituar ai, por edhe për të fituar opsionin që, sië tha ai, është për përparimin, të ardhmen dhe ekonominë zhvillimore, përcjell FLAKA.

“Fletëvotimi ka një kontrast me ofertat si kurrë më parë, si në të zezë dhe të bardhë. Opsioni i Gordana Siljanovska ofron anulimin e gjithçkaje që është arritur, që do të thotë bllokim, izolim dhe kthim në tunelin e Gruevskit. Ne vendosëm të shikojmë përpara dhe të mbyllim çështjet më të vështira. Nëse vazhdojmë me proceset e reformës, ju garantoj se në qershor do të marrim datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian”, tha Pendarovski.

Në 2018, siç tha ai, pasi marrjes së ftesës për t’u bashkuar me NATO, në vetëm një vit e gjysmë, investimi i drejtpërdrejtë i huaj ishte 624 milionë euro, që është dy herë më i lartë se viti më i mirë për investime që ka pasur vendi.

Ai bëri thirrje për bashkim dhe unitet dhe kujtoi se slogani i tij është “Së bashku përpara”. FLAKA

Desk
By Desk 6 Prill, 2019 21:45