Pendarovski: Pa njerëz esnafë të mos shkohet për bisedime në BE

Pendarovski: Pa njerëz esnafë të mos shkohet për bisedime në BE

Ekonomia është prioritet absolut për shtetin dhe qytetarët, andaj duhet angazhim më i madh.

Kështu porositi presidenti, Stevo Pendarovski, i cili theksoi se me angazhimin e tij do të shuaj paragjykimet se presidenti nuk ka lidhje me ekonominë. Në prag të nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE, ai porositi që pa njerëz nga shoqatat esnafe nuk mund të shkohet në bisedimet në Bruksel.

“Në periudhën në vijim presim hapje të bisedimeve për anëtarësim në BE. Unë kam insistuar dhe në vazhdimësi insistoj që në ekipet negociuese në Bruksel duhet të ketë njerëz esnafë, pasi nga 35 kapituj çdonjëri prej tyre ka lidhje me ekonominë dhe për këtë nevojiten njerëz me përvoja nga biznesi. Së shpejti bëhemi pjesë e NATO-s dikush thotë se kjo nuk ka lidhje drejtpërdrejt me aktivitetin tonë, por unë e them të kundërtën, ka lidhje kjo gjë pasi dukshëm do të ndryshohet perceptimi për Maqedoninë e Veriut, konsiderohemi si shtet më i sigurt dhe më stabil”,- tha presidenti, Stevo Pendarovski.

Si nikoqir të takimit nga Këshilli i investitorëve të huaj theksuan se kanë për qëllim të jenë zëri i bizneseve në vend.

“Duam të jemi zëri i biznesit këtu, të tërheqim investitorë duke thjeshtuar rregullat dhe t’u japim më shumë mundësi. Ne promovojmë qeverisjen korporatave dhe punën etike segmente që shpeshherë na mungojnë këtu. Përpiqemi gjithashtu konkurrueshmëri përmes dialogut të hapur me autoritetet”,- tha kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj, Shtefan Peter.

Pendarovski gjithashtu njoftoi se ekipi i tij për çështje ekonomike është kompletuar dhe pret nga kompanitë që të dorëzojnë propozimet e tyre për përmirësimin e klimës së biznesit. Në këtë takim, përfaqësues të kompanive të ndryshme dhanë vlerësimet e tyre dhe propozime se si të ndihmojnë përmirësimin e situatës së përgjithshme ekonomike.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 17, 2019 19:12

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER