Presidenti i shteti Stevo Pendarovski është mysafir sonte në TV21 ku ka folur për temat aktuale dhe krizën politike në vend, ku siç thotë është iniciuar nga dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev.
Pendarovski në ClickPlus ka zbuluar reagimet e shoqërisë ndërkombëtare pas paralajmërimit se Zaevi po tërhiqet nga politika.
“Tani do të lejoj një diskrecion të vogël. Kisha një takim në këmbë, të shkurtër, nuk mund të them se ato janë bisedime, por kancelarja gjermane disa herë më ka pyetur për motivet e dorëheqjes dhe nëse ju mendoni se ai ishte hap i duhur. Përgjigja ime ishte, këtë ia kam përcjellë edhe Zaevit, ishte se kuptohet që jo. Kuptohet që jo. Për shkak të humbjes së një, dy, tre, pesë apo dhjetë komunave, për shkak të humbjes në zgjedhje lokale, pavarësisht se çfarë keni premtuar paraprakisht, ky është një nivel tjetër i politikë. Ju udhëhiqni shtet, keni mandat katër vjet, është fituar në mënyrë shumë legjitime dhe nuk mund të thoni në gjysmë të atij mandati, për shkak të Shkupit, për shkak të Prilepit, Kumanovës etj,.. “unë po largohem””, tha Pendarovski.
Ka treguar edhe se është pyetur nga sekretari gjeneral i NATO-s, të cilit siç thotë nuk i ka dhënë ndonjë përgjigje edhe pse ai disa herë ka pyetur se “Pse?” ka dhënë Zaev dorëheqje.
Pendarovski e ka këshilluar që të dëgjohet me Zaevin.