Pendarovski – Pompeo, bisedohet bashkëpunimi në lidhje me pandeminë CoVid-19

Desk
By Desk April 28, 2020 10:13

Pendarovski – Pompeo, bisedohet bashkëpunimi në lidhje me pandeminë CoVid-19

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe zyrtarë të vendeve të tjera në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe bashkëpunimit bilateral, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, njoftoi se Pompeo ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian, si dhe sulltani i Omanit, Haitham bin Tariq.

Në bisedën me Pendarovskin është trajtuar bashkëpunimi në lidhje me pandeminë COVID-19, ndërsa Pompeo ka shprehur urime për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

“Sekretari Pompeo vlerësoi presidentin Pendarovski dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut për shkak të lidershipit në hedhjes së këtyre hapave për të cilat SHBA mendon që do të sigurojnë më shumë stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Desk
By Desk April 28, 2020 10:13