Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Pendarovski priti një delegacion të Forcave të Armatosura bullgare, të kryesuar nga gjenerali Bocev

Pendarovski priti një delegacion të Forcave të Armatosura bullgare, të kryesuar nga gjenerali Bocev

Redaksia 2 vjet ago

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot priti një delegacion të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë, të kryesuar nga kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjeneral Andrej Bocev.

Në takim është konfirmuar bashkëpunimi midis armatave të të dyja vendeve, por edhe bashkëpunimi i përgjithshëm midis Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Republikës së Bullgarisë në planin mbrojtës, me ç’rast është konstatuar se në këtë mënyrë të dyja shtetet kontribuojnë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Presidenti Pendarovski, siç bëri të ditur Kabineti i tij, ka potencuar se përvoja e Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë si vend-anëtar i NATO-s, mund të jetë në dobi për Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Presidenti Pendarovski theksoi se Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Bullgarisë të nënshkruar në gusht të vitit 2017, ka vendosur dinamikë pozitive në marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe”, qëndron në kumtesë.

Takimin, shefi i shtetit Pendarovski e ka shfrytëzuar që t’i shprehë falënderim gjeneralit Bocev për mbështetjen e Bullgarisë për aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO, të konfirmuar me ratifikimin e Protokollit inkuadrues për anëtarësim në Aleancë nga ana e Kuvendit të Republikës së Bullgarisë në shkurt të këtij viti.

Continue Reading

Previous: Zaev takoi presidentin e Federatës Botërore të Hendbollit, Hasan Mustafa
Next: Ndërpritet përkohësisht greva e punonjësve komunal në Dibër

Të ngjashme

1-408-750x430 Ahmeti: Artan Grubi nuk shkarkohet

Ahmeti: Artan Grubi nuk shkarkohet

Redaksia 6 orë ago
policia-monstra-780x439-1-696x392 Protesta, prokuroria kërkon paraburgim për dy persona

Protesta, prokuroria kërkon paraburgim për dy persona

Redaksia 8 orë ago
arben-taravari_0 Arben Taravari: Realizimi i programit është drejt përfundimit

Arben Taravari: Realizimi i programit është drejt përfundimit

Redaksia 8 orë ago

TË FUNDIT

Turkish President Recep Tayyip Erdogan addresses a meeting of provincial election officials at the headquarters of his ruling Justice and Development (AK) Party in Ankara on January 29, 2019. (Photo by Adem ALTAN / AFP)        (Photo credit should read ADEM ALTAN/AFP/Getty Images) Ankaraja në kërkim të një marrëdhënieje të re me Uashingtonin

Ankaraja në kërkim të një marrëdhënieje të re me Uashingtonin

MPJD1-730x440 “Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë ngushtë në fushën energjetike”

“Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë ngushtë në fushën energjetike”

biden-merkel-1200x630-1-696x385 Weber: Merkeli duhet ta thotë publikisht atë që e tha Bideni, njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Weber: Merkeli duhet ta thotë publikisht atë që e tha Bideni, njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

EvQOtn4WQAQYj3s-1 Barcelona konfirmon lëndimin e Pedrit

Barcelona konfirmon lëndimin e Pedrit

efbc3aa636c8b46e43b36b29268610b5o2 Muriqi nuk arrin ta ndihmojë skuadrën, Lazio mposhtet nga Bologna

Muriqi nuk arrin ta ndihmojë skuadrën, Lazio mposhtet nga Bologna

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.